Prokuroria e Sarandës ka shpallur në kërkim një 22 vjeçar banues në këtë qytet. Sipas hetimeve, ky shtetas i ka shitur lëndë narkotike një të miture 15 vjeçare e cila përfundoi në spital pas konsumit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital.”