E ndjekin nga pas të armatosur/ Dalin pamjet e plagosjes së 33-vjecarit

0

 

Dalin pamjet nga kamerat e sigurisë të momentit kur është qëlluar me dy plumba Iliaz Ismailaj në Poshnje të Beratit, i cili ishte kthyer vetëm disa ditë më parë nga Anglia, ku jetonte si emigrant.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, i gjithë konflikti është zhvilluar në një lavazh në afërsi të lokalit që është në pronësi të familjes Ismailaj, ndërkohë që autorët kanë qenë të armatosur dhe e kanë ndjekur nga pas makinën e të plagosurit.

Fillimisht pranë lavazhit mbërrin 33-vjeçari, dhe pas tij autorët, që kanë qenë të gjithë një një makinë, ndërsa në sfond duket dhe vëllai i Ismailajt, i cili shkon në mbrojtje të tij, por pa mundur që të neutralizojë autorët.

Gjatë largimit njëri prej autorëve të plagosjes rrëshket dhe rrëzohet në tokë, ndërsa pamjet tregojnë qartë identitetin e tyre, dhe kanë qenë të pakundershtueshme në sallën e gjyqit, ku fillimisht dy të arrestuarit kanë mohuar akuzat.

Policia ka mundur që të arrestojë të nesërmen e ngjarjes, vetëm dy prej autorëve dhe më konkretisht Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj, ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.

Në sallën e gjyqit dy të arrestuarit kanë mohuar akuzat, por pasi janë përballur me pamjet e kamerave të sigurisë, mbrojtja e tyre ka qenë e kot.

Për ngjarjen vijojnë që të mbeten ende në kërkim 3 persona, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të përplasjes që kanë pasur jashtë vendit i plagosur dhe autorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu