Zlatan Ibrahimovic ka luajtur me disa nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit modern, duke përfshirë emra si Lionel Messi, Ronaldinho apo Andres Iniesta.
Kjo vjen si rrjedhojë e aktivizimit të tijë me disa nga skuadrat të mëdha në botë gjatë karrierës që po vazhdon edhe në këtë sezon përtej moshës 45-vjeçare.
Disa nga klubet e mëdha që ai ka luajtur janë Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.
Por, kush janë lojtarët më të mirë dhe cili është formacioni i ëndrrave nga Ibrahimovic?
Sulmuesi i Milanit e quajti ‘Ekipi i ëndrrave’ në Instagram – i përbërë tërësisht nga lojtarë me të cilët ka luajtur – dhe, edhe pse mungojnë emra si Cristiano Ronaldo apo Zinedine Zidane, formacioni është absolutisht i pabesueshëm.
Messi ia doli, sigurisht, por në stolin e zëvendësuesve kishte vend vetëm për Iniestan, Fabio Cannavaro dhe Clarence Seedorf.
Në formacion gjenden emra si Gianluigi Buffon në portë, Alessandro Nesta, Thiago Silva, Maxwell dhe Lilian Thuram në mbrojtje.
Në mesfushë ka emra si Xavi, Patrick Viera dhe Pavel Nedved, ndërsa në sulm përveç Messit dhe vet Ibrahimovicit, gjenden edhe Ronaldinho.
Formacioni i ëndrrave: Buffon; Thuram, Silva, Nesta, Maxwell; Xavi, Vieira, Nedved; Messi, Ibrahimovic, Ronaldinho;
Zëvendësues: Julio Cesar, Andres Iniesta, Fabio Cannavaro, Gennaro Gattuso, Clarence Seedorf