E pabesueshme, Michael Schumacher do të shfaqet në dasmën e së bijës!

0

ZVICER – Michael Schumacher pati një aksident të tmerrshëm me ski në Alpet Franceze më shumë se dhjetë vjet më parë, dhe që atëherë askush nuk e ka parë atë në publik. Edhe pse shumë kanë hequr dorë nga shpresa se kjo do të ndodhë përsëri, tani nga Gjermania po vijnë informacione të pabesueshme se Schumacher mund të shfaqet në dasmën e vajzës së tij këtë verë!

Gina-Maria Schumacher do të martohet me të zgjedhurin e saj, Jan Bethke dhe është planifikuar një festë e madhe në Majorca, ku familja Schumacher ka një vilë prej gjashtë vitesh.

U përfol se Schumachers mund të shesin vilën në Majorca për të vazhduar financimin e rikuperimit të Michael, megjithatë kjo nuk ndodhi, por dyshohet se doli informacioni se ata e transferuan atë nga vila në Zvicër në këtë ishull spanjoll ku ai i ka të gjitha kushtet për rikuperim. Me familjen që mban absolutisht gjithçka të fshehtë për Michael, askush nuk është plotësisht i sigurt se ku është ai tani, por mediat gjermane besojnë se ai mund të shihet në dasmë.

Po kështu, e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shton se Michael Schumacher ndodhet në vilën e përmendur në Majorca dhe se nuk do të jetë e nevojshme ta zhvendosen askund, pasi të ftuarit do të vijnë tek ai dhe ceremonia do të mbahet aty.

Interesant është fakti se Corina Schumacher e bleu këtë pronë në vitin 2018 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe më pas gjithçka u rimodelua në mënyrë që Michael të ketë praktikisht një “klinik private”, ku shoqërohet vazhdimisht nga stafi mjekësor për të monitoruar shëndetin e tij. Për momentin, nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse Michael do të marrë pjesë vërtet në dasmë, pasi familja fsheh gjithçka, madje edhe atë – ndoshta deri në aktin e dasmës.

Meqë ra fjala, përveç familjes më të ngushtë dhe disa miqve, askush nuk e ka parë Schumacher për dhjetë vjet. E fundit që mësuam për të ishte nga piloti britanik Johnny Herbert, përndryshe ish kolegu i tij tek Benetton: “Ndonjëherë dëgjoj disa gjëra… Për shembull, kam dëgjuar nga disa njerëz të Formula 1 që Schumacher është ulur në tryezën e ngrënies gjatë darkës , por nuk e di a eshte e vertete, une mund te lexoj vetem mes rreshtave. Secili do te donte te dinte se cfare po ndodh, vecanerisht nese gjerat po shkojne pozitivisht. Por, duke qene se nuk kemi asnje informacion, mund vetem të supozojmë se nuk ka ende asnjë shenjë që një shërim i plotë është i mundur.” – tha Herbert dhe më pas shtoi i shqetësuar: “Sipas mendimit tim dhe duhet të them, fakti që nuk kemi dëgjuar asgjë për Schumacher nga familja e tij më thotë se fatkeqësisht situata është e ngjashme me atë që ishte menjëherë pas aksidentit. Ai nuk duket se ka përparuar shumë që atëherë, kështu që mendoj se ata janë duke pritur që shkencëtarët të dalin me diçka që do të sjellë përsëri Michaelin që e njihnim dhe të cilin fansat e panë në pistë”.

Vajza e tij që do të martohet këtë vetë quhet Gina-Maria Schumacher, ka lindur në 1997 dhe është një kalorës amatore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu