E pabesueshme në Elbasan! Lefter Zhidru i kërkon llogari policisë: Pse më fikët dritat, po shihja televizor!

0

E pabesueshme ajo që po ndodh me operacionin për kapjen e 71 vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan. Edhe pse janë angazhuar dhjetëra forca policie nga Drejtoria e Policisë Elbasan, FNSH, Renea etj, sërish ai qëndron i qetë në banesën e tij. Madje jo vetëm kaq por duke parë veten në televizor.

Ndërkohë policia dha urdhër që të fikën dritat, por kjo e ka acaruar më shumë. Ai u ka kërkuar llogari nga brenda banesës duke u thënë: Pse mi fikni ditat. Po shoh televizor. Media më quan të çmendur. Unë nuk jam i çmenduar!


Kështu 70 vjeçari është duke i bërë „zbor“ policisë dhe forcave speciale.

Deri më tani tentativat e së bijës dhe negociatat e policisë për tu dorëzuar, kanë dështuar.

Policia po bën plan për të hedhur gaz netrualizues me qëllim për të hyrë në banesë dhe për të kapur 71-vjeçarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu