E paprecedentë në Big Brother, Jozi godet Gjestin pas eliminimit! Ndalohet nga Policia

0

Një incident i rende ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP.

Përpara daljes së tij nga shtëpia pas eliminimit nga vota e publikut, Jozi ofendoi dhe goditi fizikisht Gjestin.
Menjëherë pas incidentit, produksioni i Big Brother ka lajmëruar Policinë e Shtetit, e cila ka ndërhyrë duke shoqëruar Jozin, i cili u ndalua menjëherë nga Produksioni.

Efektivët e uniformave blu bënë të mundur ndalimin e banorit të Big Brother Albania duke vijuar më pas me procedurën e marrjes së tij në pyetje. Në të njëjtën kohë një ekip mjekësor u kujdes nga afër për gjendjen shëndetësore të Gjestit duke i garantuar atij asistencën mjekësore pas goditjes nga Jozi.
Mësohet se gjendja shëndetësore e Gjestit është e stabilizuar.