E pazakontë/25 fëmijë në një “mini-makinë”, të ngjeshur nga sediljet deri në bagazh

0

E pazakontë është ajo çka shfaqet në fotot e mëposhtme! Në një makinë të vogël, familjare, ku normalisht do duhet të ishin vetëm 4 pasagjerë, drejtoresha e një kopshti ka vendosur të fusë 25 fëmijë.

Ky rast është parë në rajonin e Bukhara-s në Uzbekistan, kur një drejtoresha në fjalë transportoi të vegjlit me një Chevrolet Spark.

“Fëmijët do duhet të qëndronin në këmbë, pasi hapësirë për 25 persona nuk mund të kishte”,shkruan tabloidi gjerman BILD.Sipas BILD “Udhëtimi i tyre duhej të ndërpritej, pasi kështu rrezikohej mirëqenia e fëmijëve. Tre fëmijë ishin në bagazh, gjashtë në sediljen e përparme dhe 16 të fundit ishin shpërndarë në çdo hapësirë të mbetur të sediljeve të pasme.Ndonëse ende nuk është qartë se me çfarë pasojash mund të përballet drejtoresha e kopshtit, ajo ka tentuar të shpjegohet para autoriteteve për aktin e saj”.  Policia ka ndaluar drejtoreshen e kopshtit dhe e ka çuar ate per ndjekje penale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu