E pazakontë në protestë, efektivi i FNSH qëllon policin me shkop gome: Jemi koleg more (VIDEO)

0

Një situatë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ditën e dytë të protestës së mbajtur për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë. Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndjekur një koleg të tij të veshur civil duke menduar se ishte qytetar.

Ai e ndjek për disa sekonda policin,në zonën përpara Bankës së Shqipërisë dhe e qëllon me shkop gome duke e rrëzuar në një lulishte. Në këtë moment ai i fundit i kthehet me thirrjen “Jemi koleg more, jemi koleg”.

Në këtë moment efektivi i FNSH tërhiqet dhe polici ngrihet në këmbë duke u pastruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu