E pazakontë / Nëna gjen bijën e humbur prej dy dekadash ditën e dasmës së të birit

0

Një grua ka zbuluar gjatë ditës së dasmës së djalit të saj se nusja ishte e bija e humbur për më shumë se 20 vite.

Ajo mbeti e shtangur teksa vërente nusen dhe pa në dorën e saj një shenjë dalluese që e bëri të dyshonte se ndoshta kishte gjetur vajzën e humbur prej më shumë se dy dekadash.

Kjo e ka shtyrë të pyesë prindërit e nuses nëse vajza është e adoptuar, dhe ka shpërthyer në lot kur ka marrë përgjigjjen se vajza është e birësuar dhe se është gjetur nga prindërit adoptues në një cep të rrugës.

Ky lajm ka shkaktuar fillimisht frikë tek nusja por më pas nëna e saj biologjike ka shpjeguar se të birin e ka birësuar pas hidhërimit të madh për humbjen e së bijës.

Pas këtij lajmi dasma ka vazhduar dhe vajza e ka konsideruar këtë ngjarje si akoma edhe më të bukur se dita e dasmës së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu