Një moment të sikletshëm ka përjetuar presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës në Teherat, të cilit iu desh të rrinte disa sekonda në këmbë e të priste presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Në vidoen më poshtë që ka qarkulluar në mediet botërore shihet Putin në dhomën zyrtare teksa pret që të vijë Erdogan.
Ai dukej i pakënaqur që Erdogan e la ta priste të këmbë për 50 sekonda, ndërsa shaqet i nervozuar në mimikat që ka bërë. Pas 50 sekondash Erdogan është shfaqur, i ka dhënë dorën liderit rus dhe kanë vijuar takimin.
Mediet e huaja shkruajnë se Putin është një person që nuk është mësuar që në takime ta trajtojnë në këtë mënyrë. Mirëpo dy vite më parë ka qenë vet Putin që la për 2 minuta presidentin Erdogan të priste ndërsa më pas do zhvillonin një takim në Moskë.
Those 50 seconds that Erdogan made Putin wait, looking frazzled in-front of cameras say plenty of how much has changed after Ukraine: pic.twitter.com/giGirqaYYP
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) July 19, 2022