Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, Itali, ku është tentuar të ‘eliminohet’ një 40-vjeçar shqiptar.
Nga të shténat ai ka mbetur i lënduar në krah, ndërsa është qëlluar nga një makinë në ecje.
Mediat italiane raportojnë se ai ishte duke ecur në këmbë në momentin kur u qëllua nga një automjet dhe u rrëzua në tokë, ndërsa është ndihmuar nga banorë të zonës, të cilët e transportuan në spital.
Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Burimi: atnews.it |joq