644 gjoba për 24 orë/Maskat vendosen kryesisht mbrëmjeve

0

Vijon kontrolli i Policisë së Shtetit për monitorimin e mbajtjes ose jo të maskës nga ana e qytetarëve, në pothuajse të gjitha ambientet, jashtë shtëpisë.

Kështu, njoftohet se në 24 orët e fundit, janë gjobitur 644 qytetarë me masën 3.000 lekë secili.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, policia ka konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë, 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private, pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit, dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3,000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu