E reja nga Lushnja shkon në polici: 63-vjeçari më ka përd*hunuar, jam shtatzënë!

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa ditë më parë në një fshat të Lushnjës. Një 24-vjeçare ka shkuar në komisariatin e policisë së Lushnjes dhe ka rrëfyer se ajo është përdhunuar nga një 63-vjeçar dy muaj më parë.

Sipas një burimi për JOQ Albania, por edhe sipas ekzaminimeve mjekësore që 24-vjeçarja ka bërë ka rezultuar se ajo është shtatzënë.

Policia e Lushnjes ka referuar materialet në prokurori në lidhje me 63-vjeçarin dhe ai po hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë, bëjnë me disje se e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor, por policia sqaron se ajo nuk ka të hapur asnjë kartel mjekësore.

Gjithashtu, 24-vjeçarja e ka ndërruar disa herë deklaratat në lidhje me ngjarjen, prandaj dhe çështja është ende duke u hetuar nga prokurioria.

Njoftimi i policisë së Lushnjes:

Komisariati i Policisë Lushnje referoi materialet ne Prokurori, ku nisi procedimi ne gjendje te lire per shtetasin L. T., 63 vjeç, banues ne fshatin Babunje, Lushnje, pasi ka kallezuar nje 24-vjeçare se dy muaj me parë, shtetasi L. T. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune me të;

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu