E rëndë/ 2 shqiptarë humbin jetën nga tërmeti në Izmir

0

Rëndohet bilanci i viktimave me origjinë shqiptare në Turqi si pasojë e tërmetit tragjik që u regjistrua mesditën e djeshme. Ambasada e Kosovës në Ankara njofton se ka ndërruar jetë edhe një tjetër anëtar i familjes Doğrayan në Izmir.

Fillimisht ndërroi jetë 62-vjeçarja Nazmiye Doğrayan, ndërsa djali i saj është në gjendje kome. Por zyrtarisht ende nuk dihet nëse personi i dytë që ndërroi jetë është djali i 62 vjeçares, që u konfirmua më herët si viktimë e parë.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS.

Ne i shprehim ngushllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve” shkruan ambasada e Kosovës në Ankara.

Nazmiye Doğrayan 62-vjeç është viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik që goditi dje Izmirin, ndërsa djali i saj Maliku Tahirler 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Familja me origjinë nga Kosova kishte emigruar nga Prishtina në Izmir që prej vitit 1956. Nënë e bir u gjetën të përqafuar nën rrënoja. Gazetari Sokol Brahaj i tha Abcnews.al se nënën dhe djalin i zunë rrënojat poshtë në apartamentin ku banonin në Izmir, ndërsa vetëm 28-vjeçari arriti që të shpëtonte

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu