E rëndë / 22-vjeçari me probleme të shëndetit plagos me thikë nënën, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës.

Një 22-vjeçar raportohet se ka qëlluar me thikë nënën e tij duke e plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. I riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.