E rëndë/ 3 vjeçarja shkon në spital për ënjtje në gju, ndërron jetë papritur

0

Një 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin “Ippokratio” në Selanik të shtunën e 30 prillit, pasi ishte shtruar atje për ënjtje në këmbë.

Mësohet se prindërit e vogëlushes pritet të padisin spitalin për të hetuar mundësinë e një gabimi mjekësor nga ana e doktorëve që morën përsipër trajtimin e viktimës 3-vjeçare.

Vogëlushja ishte shtruar në spitalin “Papgjeorgjiou” më 19 prill për dhimbje në këmbë pasi kishte shfaqur ënjtje në gju.

Për fat të keq ajo ndërroi jetë papritur të shtunën e 30 prillit, shkruan abcnews.al.

Protohema.gr shkruan se pas disa ditësh shtrimi në spital, gjendja shëndetësore e 3-vjeçares u përkeqësua, madje personeli mjekësor po shqyrtonte mundësinë e sëmundjes “Kawasaki”.

Por pas kryerjes së biopsisë mundësia e “Kawasaki” dhe e Covidit u përjashtuan, pasi në trupin e vogëlushes u gjetën antitrupa.

Me përkeqësim të gjendjes shëndetësore, 3-vjeçarja u transportua e intubuar të n në “ Ippokratio” , në orën 12 të mesditës, ku brenda rreth dy orësh e gjysmë ndërroi jetë.

Sipas informacioneve të ThessToday.gr , mjekët nuk kanë arritur në një diagnozë, fakt që ngre pikëpyetje për shkaqet që çuan në vdekjen e paritur të vogëlushes.

Gjithashtu, të njëjtat informacione thonë se vogëlushja ka pësuar edhe edemë cerebrale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu