Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dukas të Patosit.
Një 30-vjeçar me iniciale K.Ç, pas një sherri banal ka goditur me thikë nënën e tij e cila është transportuar me urgjencë në spital. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të kapur autorin e kësaj ngjarje të rëndë.
Policia e Fierit:
“Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit”