E rëndë/ 50 vjeçari fut fqinjen nën gomat e makinës dhe i thyen këmbët

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një person ka dhunuar fqinjen dhe më pas e ka futur nën gomat e makinës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në njësinë Guri Zi në Shkodër. Hilë Simoni, 50 vjeç është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka futur nën makinë fqinjën e tij, Katrina Hila 54 vjeçe.

Kjo e fundit ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht, por edhe në pjesë të tjera të trupit.

Dy fqinjët kanë pasur konflikte të mëparshme, pasi bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar edhe më përpara.

Katrina Hila nuk ka pasur levë siç pretendon Hilë Simoni, pasi sipas policisë 50 vjeçari e ka përplasur qëllimisht fqinjën e tij, duke i thyer këmbët. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti me të cilin ka përplasur 54 vjeçaren u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu