E rëndë/ 53-vjeçari tenton ti japë fund vetes me kallashnikov, dërgohet me urgjencë në spital

0

Një 53-vjeçar ka tentuar vetëvrasjen me armë zjarri ditën e sotme në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë, njofton policia.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi me inicialet A.T është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu