E rëndë! Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humbin jetën dy pasagjeret! Shoferi në spital

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Policia bën me dije se një automjet është përplasur me trafikndarësen e për pasojë dy pasagjeret kanë humbur jetën. Mësohet se shoferi është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet.

Ndërsa shtetasi A. T, është transportuar në spital në gjëndje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu