Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë orëve të natës në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek Rruga e Kavajës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
65-vjeçari i identifikuar si shtetasi Afmet Kërçiku nga Klosi, i cili edhe pse është transportuar me ambulancë në spitalin e Traumës, nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas burimeve nga Trauma, i plagosuri ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit kësaj të shtune, si pasojë e plagëve të marra.