E RËNDË/ Aksidentohen për vdekje 3 të moshuarit në Shkodër! Detaje e para

0

Tre aksidente të rëndë me pasojë vdekjen e tre të moshuarve kanë ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.

Mësohet se të 3 aksidentet kanë ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, ku fillimisht një 35-vjeçare duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur një 70-vjeçar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e plagëve të mara, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Nga ana tjetër, edhe një 24-vjeçare është përfshirë në aksident, kur duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motorin me drejtues 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në rastin e tretë, një 28-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.