Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Vorës, ku raportohet se dy mjete janë përplasur.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, teksa ngjarja ka shkaktuar radhë të gjata trafiku në autostradën Tiranë-Durrës.
Trafiku raportohet se arrin deri në disa kilometra.