E rëndë/ Burri godet disa herë me thikë një të moshuar në lokal dhe arratiset

0

Kjo ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë. Një qytetar, i identifikuar si Besnik Çelmeta, është masakruar me thikë nga shtetasi Rizan Aliu.

Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë. Ora shënon 19:46, dhe autori Rizan Aliu shikohet teksa hyn me nxitim në lokal duke ndjekur Besnik Çelmetën.

Ky i fundit ndalon brenda lokalit dhe duket se ka një diskutim mes tyre. Nuk vonon shumë, Aliu i hedh dorën në bel dhe më e godet vazhdimisht me shpulla derisa sa e hedh në tokë në një cep në brendësi të lokalit. Një person tjetër nxiton pas tyre për ti ndarë por duket se e ka të pamundur dhe bën pas.

Pastaj autori nxjerr një thikë dhe e godet disa herë. Nga lokali fillojnë të dalin edhe një grua dhe një burrë tjetër të alarmuar.

Një tjetër person futet brenda dhe bind autorin të largohet, i cili shihet me thikë në dorë teksa lë lokalin.

Ka një debat në verandën e lokalit mes tij dhe disa personave të tjerë dhe më pas ikën në shoqërinë e një gruaje dhe një burri.

Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nipi i të plagosurit pretendon në mesazhin dërguar Berishës, se policia nuk ka bërë asgjë pasi efektivët janë miq me agresorin.

Qytetari goditet me thike ne Kavaje! Narkopolicia asnje veprim.Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sbMirmbrema Jetoj në Gjermani dhe punoj si Mësues Para dy ditësh daja im Bensik Çelmeta u godit me thik nga një kriminel që quhet Rizan Aliu . I cili ka ushtruar ne itali aktivitete kriminale me prostituicion dhe me pasurin ilegale ka ndertuar shpi 5 kate pa leje dhe një lokal pa leje ne kavaj . Ju lutem shifeni vidjon dhe foton dhe ju lutemi bejeni publike si policia e korruptuar e kavajes nuk ben asnje gjë . Personi esht par ne shpin e tij serbes dhe policia pin lafe dit per dit ne lokalin e tij ku para vetem 2 ditesh daja im u gjakos gati per vdekje

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 20. September 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu