E rëndë! Burri vret gruan në Greqi, 50-vjeçari i dehur lajmëron Policinë

0

GREQI- Një 54 vjeçare dyshohet se është vrarë nga i shoqi brenda shtëpisë së tyre në Nicë. Sipas informacioneve të mediave greke, pak pas orës 5.30 të mëngjesit, 50-vjeçari në gjendje të dehur ka telefonuar në polici dhe ka thënë se ka vrarë bashkëshorten.

Ai është marrë në pyetje, ndërsa në banesën në rrugën Bosporou është thirrur një mjek për të ekzaminuar trupin e viktimës, i cili sipas informacioneve ka shenja të një objekti të mprehtë në qafë. Drejtoria e Sigurimit të Atikës po kryen hetimet paraprake për krimin brutal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu