E rëndë/ Covid-19 i merr jetën 16- vjeçares

0

Një 16-vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ajo ishte shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv ku kishte marrë trajtim kundër koronavirusit dhe ditën e djeshme gjendja e 16-vjeçares ishte përkeqësuar, duke u dobësuar funksionimi i mushkërive dhe zemrës.

Sipas raportit bëhet fjalë për rast të rëndë, varësi nga terapia me oksigjen me pneumoni të rëndë nga Covid-19. Gjatë analizave pas hospitalizimit është diagnostikuar me tromboemboli. Gjatë ditës së djeshme i janë keqësuar parametrat vitale, pas çka ka ardhur deri tek dobësimi i zemrës dhe mushkërive”, thuhet në  njoftimin e Ministria e Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu