E rëndë/ Djali vret babain dhe nënën, pastaj vetëdorzohet në polici

0

Dy persona, një burrë e një grua, janë gjetur të vdekur në një apartament në zonën e Pula. Mediat e huaja raportojnë se sipas policisë, çifti dyshohet se është vrarë nga djali i tyre. Djali 30-vjeçar pas krimit është dorëzuar vetë në polici.

Autoritetet janë duke hetuar rastin dhe po marrin në pyetje djalin për të mësuar arsyet dhe shkaqet që dërguan atë të kryente këtë krim brutal. Sipas zëdhënëses së policisë së Istrias, Suzana Sokaç , vetëm pas përfundimit të hetimeve do të dihet koha e saktë e vdekjes së dy personave që janë gjetur të pajetë dhe më pas do të bëhet e ditur se si janë vrarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu