Protesta e 8 janarit, Këlliçi: Kamerat e katit të dytë të PD u mbuluan me natriban

0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi pretendon se kamerat në katin e dytë të godinës së PD janë mbuluar me natriban (letër ngjitëse) për të mos regjistruar pamjet e protestës së 8 janarit. Në emisionin “Radari Informativ”, Këlliçi kërkoi nga Prokuroria e Tiranës që të verifikohen pamjet e datës 7 janar në selinë e PD për të verifikuar nëse është kryer diçka e fshehtë në godinën e PD.

“Kam një informacion, kam burimet e mia që më thonë se kur janë sekuestruar serverat në PD në katin e dytë kamerat, kanë qenë të veshura me natriban për të fshehur të gjitha ngjarjet në katin e dytë. Nëse prokuroria do të bëjë transparencë, mjafton të hapë kamerat e një dite më parë. E marrin përgjigjen me filmimet në disa ambiente. Të nxjerrë datën 7 janar dhe 8 janar, s’besoj se ka arsye që mund të bësh kamerat me natriban nëse nuk ke diçka për të fshehur”, tha Belind Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu