E RËNDË! Gjendet i pajetë një 70-vjeçar, detajet e para

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku është gjetur i pajetë një person rreth 70 vjeç, në fshatin Fitore të njësisë administrative Novoselë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se personi është gjetur pa jetë buzë lumit Vjosa në një kasolle ku qëndronte, pasi ai gjatë ditës peshkonte në lumin Vjosa.

Policia ka shkuar në vendngjarje ka këqyrur dhe trupin pa jetë. Sipas banorëve, personin me emrin Berti vuante nga mushkëritë dhe dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka qenë problemi shëndetësor në mushkri.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu