Rreth orës 19:00 të mbrëmjes banorët e Krastës në Elbasan lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një njeriu.
Janë lajmëruar menjëherë palombarët të cilët për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë. Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilën bënë të mundur nxjerrjen e trupit.
Gruaja rreth 40 vjeçe ende nuk është identifikuar.





