E RËNDË/ Goditi me grusht pedagogen, arrestohet shefi i Departamentit te Ekonomiku (EMRAT)

0

Një ngjarje e jashtë korrnizave të panoramës që duhet të ofrojë sistemi i arsimimit ka ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit ka goditur me grusht një pedagoge.

Ka qenë pedagogia Liljana Billa që ka bërë kallëzim një ditë më parë në polici ndaj kolegut të saj.

Mësohet se Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia, ndërsa njoftohet se 43-vjeçari ka goditur vartësen e tij.

Shkak i sherrit dyshohet se janë bërë tezat e provimit ndërsa ngjarja ka ndodhur në ambientet e fakultetit.

Pjesë nga njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu