E rëndë/ Grabitësit lidhin nga këmbët dhe duart familjen e futbollistit

0

 

Mund të krahasohet si nëpër filma ajo që i ndodhi Eran Zahavit, sulmuesit të PSV Eindhoven ku teksa ishte me skuadrën në Willem për të luajtur në transfertë merr lajmin se shtëpia e tij është bastisur nga dy persona që kanë kërcënuar familjen e tij.

Lojtari braktisi menjëherë skuadrën për të qëndruar pranë familjes ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur të dielën rreth ores 14:40 minuta. Dy persona u paraqitën në banesën e lojtarit në Arenborg, ku njëri i veshur si postier i ka rënë ziles dhe gruaja e Zahavit e ka hapur por sapo e kanë parë, grabitësit e kanë shtyrë dhe nën kërcënimin e armëve e kanë lidhur bashkë me 4 fëmijët e saj.

Të gjithëve u janë lidhur duart dhe këmbët derisa dy personat morën të gjitha sendet me vlerë dhe para cash për t’u larguar më pas me shpejtësi dhe sipas policisë autorët dyshohet të jenë rreth moshës 20-23 vjeç.

Zahavi kërkoi përmes një mesazhi që të respektohet privatësia e familjes dhe i falenderoi të gjithë për mesazhet mbështetëse ndërsa policia saktësoi se asnjë prej familjarëve të lojtarit nuk është lënduar përveç traumës së forte psikologjike që kanë përjetuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu