E rëndë, hyri për të bërë dush, 7-vjeçarin nga Gjakova e zë korenti dhe humb jetën

0

Shtatëvjeçari Avdi Morina nga Gjakova mbeti i vdekur mbrëmjen e së dielës. Kontakti i telave të energjisë elektrike me ujin në banjën e shtëpisë i morën jetën vogëlushit.

Ai hyri në banjë për të bërë dush pasi kishte përfunduar lojën në rrugën “Xheladin Nushi” të Gjakovës.

Me të dëgjuar zhurmën, reagoi nëna e Avdiut. Në përpjekje për të shpëtuar të birin, ajo pësoi lëndime nga energjia elektrike, por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e prokuroria dolën në vendngjarje për të hetuar vdekjen. Ndërsa, nga KEDS-i i thanë Klan Kosovës se kanë dërguar një ekip ekspertësh në vendngjarje, dhe se shumë shpejt do të dalin me një raport për rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu