Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, teksa një 53-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në spitalin e qytetit bregdetar, ku viktima kishte shkuar për të marrë ndihëm mjekësore pasi nuk ndihej mirë.
Megjithatë, mjekët nuk kanë mundur të ndërhyjnë pasi 53-vjeçari ka ndërruar jetë. Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një atak kardiak, ndërsa më shumë detaje pritet të zbardhen nga grupi hetimor që po punon për të zbuluar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi G. K., 53 vjeç, banues në Vorë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.