E rëndë në Belsh/ Humb jetën 65 -vjeçarja pasi u sulmua nga qeni i fqinjit

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Belsh mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku një grua 65-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga kafshimi i një qeni.

Viktima është identifikuar si Emine Agolli, banuese në fshatin Çërragë. Sipas informacioneve paraprake, ajo është sulmuar nga qeni i fqinjëve, duke pësuar plagë në pjesën e këmbës. Pavarësisht ndihmës së dhënë, 65-vjeçarja nuk ka arritur t’u mbijetojë dëmtimeve.