Ngjarje e rëndë në Belsh. Një nënë ka denoncuar fqinjin e saj të moshuar se ka kryer marrëdhënie me vajzën e saj 20-vjeçe e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.