E rëndë në Berat/Tentoi të qëlloj një kafshë me armë, por në fund vrau bashkëfshatarin

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan të Beratit. Rreth orës 21:00, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në këtë fshat, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër, por nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.