E rëndë në Bulqizë/ Shembet një masiv gurësh në një minierë, humb jetën 48-vjeçari

0

BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Raportohet se rreth orës 12:30 në një minierë në Martanesh është shembur një masiv gurësh. Policia bën me dije se masivi i gurëve ka aksidentuar dhe zënë një minator 48-vjeçar.

Fatkeqësisht minatori nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve dhe ka humbur jetën. Viktima është identifikuar me inicialet A. C nga Krasta. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje,” thuhet në njoftimin e policisë.