Ngjarje e rëndë në një fshat të Cërrikut. Burri futet në kasolle dhe qëllon veten me thikë. Vdes sapo mbërrin në spital në Elbasan.
Ngjarja ndodhi në fshatin Lumas.
Xh. Sh., 64 vjeç, në kushtet e depresionit, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë. Ai është transportuar menjëherë në Elbasan por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth ores 16:30, në fshatin Lumas, Cerrik, në kasollen pranë banesës, shtetasi Xh. Sh., 64 vjeç, në kushtet e depresionit, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, i cili është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Elbasan por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjqyqësor Elbasan po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.