Një 15-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën, pavarësisht ndërhyrjeve të menjëhershme mjekësore. I mituri u paraqit fillimisht në Spitalin Rajonal Elbasan, ku mori ndihmën e parë, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të QSUT-së, i mituri nuk ka arritur të mbijetojë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vlerësim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





