E rëndë në Elbasan. Nëna pëson aksident, humb jetën fëmija tre vjeç

0

Aksident i rëndë në Elbasan. Nëba pëson aksident humb jetën djali 3 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Bujqës në Elbasan, ku mjeti që drejtohej nga 38-vjeçarja Olsjona Maloku ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jertën djali i saj 3-vjeçar.

Vetë gruaja ndodhet gjithashtu në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin me pasojë tragjike.

Policia vijon hetimet në lidhje me shkaqet, ndërkohë që mjekët po bëjnë të pamundur që të mbajnë në jetë 38-vjeçaren.

Njoftimi i policisë mbi aksidentin:

Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës,  Elbasan,  shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël,  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu