E rëndë në Fier, porta e banesës bie sipër pronares, ndërron jetë 56-vjeçarja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku për pasojë ka humbur jetën një 56-vjeçare

Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu