E rëndë në Greqi, gjendet i vrarë dhe i groposur në bregdet trupi i 31-vjeçarit shqiptar

0

GREQI- Një trup i një shqiptari u gjet i pajetë në plazhin e Kartelës në Kyparisia. Lawandorder shkruan se trupi u gjet i varrosur në rërë nga një burrë që ecte me qenin e tij në zonë.

Mësohet se nga poolicia ky rast po hetohet si vrasje ndërkohë që bëhet me dije se trupi është i një 31-vjeçari shqiptar në Qiparisia. Trupi i 31-vjeçarit u gjet pasditen e djeshme i varrosur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia dhe kishte lëndime kryesisht në kokë.

Në zonën ku u gjet kufoma, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i përhershëm i zonës. Paralelisht me mbledhjen e provave, policia që po heton rastin është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e shqiptarit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu