E rëndë në Greqi, qëllohet për vdekje shqiptari, dyshohet për larje hesapesh

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Paleo Faliro të Greqisë, ku ka mbetur i vrarë një shqiptar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, viktima, Thimo Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti, 60 vjeç nga Shqipëria dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh. Ai është qëlluar dy herë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në gjoks.

Në lidhje ma autorët, autoritete greke janë duke punuar për identifikimin e tyre, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy ose më shumë autorë, të cilët pas atentatit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu