E rëndë në Greqi/ Shqiptari plagoset në sy, arrestohet autori!

0

Policia greke e Volosit njoftoi se arrestoi një 27-vjeçar shqiptar ditën e djeshme, për plagosjen e rëndë të një vendasi gjatë një sherri, ku nuk mungoi përdorimi i armës.

I riu akuzohet se shkaktoi lëndime të rënda trupore, duke e dëmtuar në sy kundërshtarin e tij, pasi e qëlloi me një pistoletë ajrore.

Gjithashtu nga kontrolli në banesë iu gjet një arsenal i tërë armësh të ftohta dhe drogë.

“27-vjeçari dyshohet se e qëlloi në sy me një pistoletë ajrore pas një debati të ashpër. Autori u lokalizua gjatë orëve të mesnatës së djeshme në Volos nga forcat e Policisë, i cili udhëtonte me një makinë. Më pas u krye një kontroll dhe brenda automjetit u gjet një kartëmonedhë 50 euro e falsifikuar, e cila u sekuestrua”, informon “Protothema”.

Ndaj tij u ngrit një çështje penale për veprën penale të qarkullimit të monedhës dhe mjeteve të tjera të pagesës së falsifikuara.