E rëndë në Himarë, makina del nga rruga, humb jetën shoferi/ Pasagjerët në spital

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, në fshatin Shën Vasil, ku ka humbur jetën 40-vjeçari Renato Bushi.

Pasi, mjeti ka dalë nga rruga, nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve të marra.

Sakaq janë lënduar dhe dy pasagjerët në mjet, të cilat janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve, fuoristrada e aksidentuar i përket një agjencie turistike.

Njoftimi i Policisë: Himarë/Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu