E rëndë në Iran, rrëzohet avioni ushtarak, të paktën tre të vdekur

0

Të paktën tre persona kanë gjetur vdekjen nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak që u rrëzua në rajonin e Tabrizit në Iran.

Mediat e huaja shkruajnë se aksidenti ndodhi pranë sallës së sportit dhe shkollës në Tabriz.
Konfirmimi ka ardhur edhe nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr.

Megjithatë, deri më tani nuk ka më shumë detaje dhe as nuk dihet nëse bëhet fjalë për një aeroplan iranian.