Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj, Itali, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjendur e pajetë në Montecilfone.
Sipas mediave italiane, mësohet se e reja shqiptare është gjetur e lidhur në një pemë pranë të ashtuquajturës “Ura e Sherifit”, përgjatë rrugës midis Larinos dhe Biferninës.
Ishte bashkëshorti i saj ai që e gjeti, një burrë 51 vjeç, që kishte nisur ta kërkonte nga frika se mos ndërmerrte ndonjë veprim ekstrem. Ishte ai që lajmëroi policinë.
Policia e ka marrë në pyetje 51-vjeçarin, por nuk ai për momentin nuk është nën hetim.
Gjithashtu, autoritetet italiane kanë urdhëruar autopsinë e trupit të saj, e cila do të kryhet më 2 maj dhe hetimet janë ende duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
27-vjeçarja ishte nënë e një fëmije dhe ishte e ndarë nga 51-vjeçari, ndërsa jetonte e vetme me djalin 7-vjeçar.
Ajo njihej në fshat për angazhimin e saj në punë në një qendër për emigrantët dhe për lidhjen e fortë me të birin, i cili përshkruhej nga të gjithë si qendra e jetës së saj.
Ndërkohë, autoritetet janë shprehur se vetëm autopsia do nxjerrë në dritë të vërtetën, ndërsa për momentin nuk ka asnjë person nën hetim.