E rëndë në Itali, 50-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit!

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Itali.

Trupi i pajetë i një burri u gjet në stacionin e tramvajit në Arcirpressi të Firences, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta.

Viktima është identifikuar si një 50-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende publik

Detaji që ka ngritur dyshimet për shkakun e një vdekjeje nga faktorë të jashtëm është fakti se 50-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu.

“Pas përpjekjeve për ta ringjallur nga stafi i Humanitas në Firence, ai u shpall i vdekur. Pak pas orës 10:00 të mëngjesit, magjistrati në detyrë urdhëroi hetime të mëtejshme, duke pasur parasysh se burri (një shqiptar pesëdhjetëvjeçar nga Viterbo) ishte mbajtur në burgun Sollicciano deri dje”, informoi media italiane për detajet e para.

Linja e tramvajit u mbyll për disa orë për shkak të hetimeve, ndërsa po mblidhen dëshmi, prova, pamje filmike dhe të dhëna për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.