E rëndë në Kolonjë! Gjendet i pajetë një 33-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatit Kagjinas në Kolonjë, ku një 33-vjeçar është gjetur i pajetë.

Mësohet nga burimet se viktima i quajtur Emiljano Bahollari është nga fshati Borovë.

Sipas policisë ai ka vuajtur nga problemet me shëndetin mendor, ndërsa është futur në rezervuar, ku ka humbur edhe jetën.

Nuk dihet nëse 33-vjeçari ka dashur të vetëmbytet apo është futur në ujë për t’u larë dhe ka pësuar infarkt. Pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu